Shpesh e me të drejtë, Aurela Gaçe është cilësuar si këngëtarja më e mirë shqiptare. Në fakt ajo çdo këngë të sajën e jo të sajën e ka shndërruar në sukses kudo ku e ka kënduar, qoftë në skena festivalesh, studio televizive apo skena club-esh. Por ndodhi që pavarësisht talentit të saj, grintës, materialit të mirë e përkujdesjes për çdo detaj të performancës, paraqitja e saj në Festivalin Europian në vitin 2011 nuk u vlerësua siç e meritonte. Siç duket kjo i ka mbetur peng artistes e cila ndan sot lajmin e bukur që kënga “Feel the Passion” është në grupin e 40 këngëve më të mira të Eurovizionit. Sapo na u dha një shans i dytë që nuk duhet humbur! Votoni!/ revistawho.com
STATUSI I PLOTE I AURELA GACES
“Nuk dua t’ju lodh, por s’mund të mos e shpërndaj këtë lajm që sado i vogël mund të jetë, mua më heq një barrë nga supet. Një barrë që kam 6 vjet që e mbaj, për shkak të disa syreshëve që nëse duan të më tregojnë ndonjë “dështim” s’kane tjetër ç’të më përmendin përveç faktit që kënga “nuk u kualifikua në finalen e Eurovisionit në 2011”.
Nga njëra ane më vjen mirë që s’kanë tjetër ç’të më thonë por e bëjnë si ata burrat ose gratë që i dine diçka nga e kaluara partnerit edhe ja përdorin gjithë jetën.
Nga ana tjetër më vjen vërtetë keq për “NE”. Ne dmth ne për njëri-tjetrin jemi vërtetë për të ardhur keq që mundohemi ku të të kapim diçka e të të shkelmojmë sa mundemi.
Ja pra që vjen një surprizë nga TV Australian që zgjedh këngën e Australisë në Eurovision ku edhe ka përzgjedhur 40 këngët më të mira të Eurovision dhe tashmë ja ka lënë publikut atje në Australinë e largët se kë do të votojnë. Unë thjeshtë jam shumë e lumtur që ndodhemi në këtë përzgjedhje… Edhe pse s’jemi futur në finale, ata na paskan përzgjedhur. Ja për kaq gëzohem unë. Sikur e 40-a të mbetet kënga.
Ne u munduam të gjejme gabimet, ata e fusin në 40-shen më të mirë.
(Shyqyr që s’i njoh, se do të thoshin se i pagova)








