Stili dhe mënyra se si ato janë shfaqur për publikun shqiptar ka qenë gjithmonë interesante. Kanë qenë të ndryshme këngëtaret që në një moment provuan të jenë bionde, e shijuan për pak kohë, por sërish u kthyen në brune. Cilat janë ato?
Nora Istrefi – U shfaq në videoklipin e këngës ‘Sa t’kom dasht’ bionde, por kjo periudhë nuk zgjati shumë për këngëtaren pasi ajo u kthye sërish në brune.
Xhensila Myrtezaj – Erdhi në videoklipin ‘Ring the alarm’ bionde, por edhe për Xhensilën nuk zgjati shumë, këngëtarja u kthye sërish në brune dhe nuk e ka ndryshuar këtë ‘look’ që prej atëherë.
Elvana Gjata – E pamë në videoklipin e këngës ‘Njësoj’ bionde dhe ishte hera e parë kjo për këngëtaren me këtë ngjyrë. Pavarësisht se ajo pamje i shkonte shumë, këngëtarja qëndroi dhe pak kohë në atë ngjyrë dhe më pas u rikthye si një vajzë brune.
Samanta Karavella – U shfaq në videoklipin e ‘Asnjo si unë’ bionde. Këngëtarja dukej e ëmbël dhe shumë simpatike, por dhe Samanta hoqi dorë shpejt nga ajo ngjyrë dhe u kthye në një brune të përhershme./revistawho.com