Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO! 30/01/2026
Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…” 29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother 29/01/2026
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta  29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit! 29/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Këngëtari fiton luftën kundër kancerit

04/02/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A

Sot është dita botërore e luftës kundër kancerit dhe pikërisht në këtë ditë vjen një lajm i gëzueshëm nga një artist që ka triumfuar në luftën me sëmundjen e shekullit. Ai është këngëtari Sunaj Saraqi, i cili më në fund fitoi betejën e tij kundër kancerit, një luftë për mbijetesë, e nisur që në dhjetor të vitit 2014. Sunaj ka postuar një falenderim të gjatë në llogarinë e tij të ‘Facebook’. Ja çfarë shkruan ai: “Allahu im, ty të takon falenderimi. Shumë faleminderit për mirësinë tënde, gjithashtu falenderim për mjekët të cilët u kujdesën për mua dhe më shëruan. Shokë, miq, familjarë dhe kolegë, unë sot e mora edhe lajmin e fundit të shumëpritur se cila do të jetë e ardhmja e jetës sime. Unë nga viti 2014 i muajit dhjetor e deri në ditën e sotme kam pasur një luftë shumë të madhe, ku me gjithë forcat që i kam përdorur dhe plus me të gjitha trajtimet, kimio, barna, ushqime të shumëllojshme jam ballafaquar me një sëmundje shumë të keqe, kancerin. Por ia dola të jem fitues. Sot mora informacionet e analizave të mia të fundit. Unë e zhduka një lloj sëmundjeje e cila nuk pati shanse të me rrëzojë me ndihmën e Allahut, mjekëve, gruas, djalit, shokëve përreth që i kam dhe dëshira ime e madhe për të jetuar. Unë jam shumë i lumtur dhe i gëzuar, ju përqafoj të gjithëve dhe uroj që të jeni shëndoshë e mirë dhe gjithmonë të jeni të lumtur e mos të keni brenga të tilla në jetën tuaj. Besoj se prej sot e në vazhdim do filloj të angazhohem me projekte të reja. Nga unë, Vera dhe djali im Seveni, Ju dua!”, – përfundon ai. Sunaj Saraqi, është një ndër emrat e njohur të muzikës në Kosovë. Ai ka qenë iniciator dhe menaxher në karrierën e disa artistëve të njohur, mjaft të kujtojmë këtu që Genta Ismajli e nisi muzikën falë tij. Aktualisht pasionin e të atit dhe të ëmës Vera Orucaj gjithashtu këngëtare, e ndjek djali i tyre, Seven Saraqi.






Tags: kancersunaj saraqi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”
Breaking News

Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”

29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother
Breaking News

“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother

29/01/2026
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta 
Breaking News

Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta 

29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!
Breaking News

E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!

29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!
Breaking News

“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!

29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Next Post
Vdekja e Sadnës. Ja si e ka përjetuar vetë aktorja protagoniste

Vdekja e Sadnës. Ja si e ka përjetuar vetë aktorja protagoniste








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera