Ndarja e bujshme me Teuta Krasniqin padyshim ka qenë një nga periudhat më të vështira për këngëtarin e njohur, Blero Muharremi. Por kot nuk thonë që koha dhe dashuria shëron gjithçka. Ai tashmë ka gjetur dashurinë në krahët e bukuroshes shqiptare që jeton në Zvicër, Afrona Dika. Këtë vit me shumë mundësi ata priten të kurorëzojnë ndjenjat e tyre duke hedhur hapin më të rëndësishëm, atë të martesës. Blero shpeshherë shfaq haptazi ndjenjat për Afronën por kësaj here ka emocionuar pafund me fjalët e thëna. Ka postuar një foto në “Instagram” ku shihet duke puthur Afronën në ballë dhe bashkangjitur saj ka shkruar: “E kam botën në duart e mia.” Kush nga vajzat nuk do donte një dedikim të tillë? Padyshim që Afrona është një femër shumë me fat!/revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BYCKjdsF_S5/