Robbie Williams këngëtari me famë botërore, në një intervistë për ‘The Sun’ ka zbuluar që ka kaluar dhe po kalon probleme të mëdha me shëndetin mendor.
“Kam diçka në kokë që përpiqet të më vrasë dhe unë duhet ta luftoj. Më ndodh të ndjej shpesh një gjendje që më mbyt ndërsa të tjera herë lumturi të pashpjegueshme. Shumë herë e kam parë veten pranë vdekjes”, -ka treguar Robbie. Babai i dy fëmijëve nuk ka lënë pa falenderuar bashkëshorten e tij për mbështetjen që i ka dhënë në kalimi i këtyre situatave./revistawho.com