Në disa zona shqipfolëse është traditë që në festat fetare myslimane, njerëzit të vizitojnë e të kujtojnë të dashurit e tyre që nuk jetojnë më. Ditën e sotme të shumtë janë ata që kanë shkuar në varreza, me rastin e Kurban Bajramit. Mes tyre është edhe këngëtarja shumë e bukur Leonora Jakupi. “Në kujtim të babit për Bajram”, shkruan ajo teksa ka ndarë foto pranë varrit të të atit, ndërsa shoqërohet nga familjarët e saj. I ati i artistes ishte luftëtar i Kosovës dhe u nda nga jeta gjatë viteve të luftës me Serbinë./ revistawho.com









