Një lajm të bukur në këto ditë të nxehta vere na e sjell pikërisht këngëtarja e njohur, Rezarta Smaja. Ajo është një nga artistet më të njohura të rrymës pop-rock dhe sapo është bekuar me ardhjen në jetë të një vajze të vogël. Vogëlushja ka lindur me 19 korrik. Në një status të postuar në “Facebook” Rezi është shprehur falenderuese për të gjithë urimet e marra në këtë ditë të veçantë për të dhe bashkëshortin e saj.
“Falenderojmë Zotin që e solli në krahët tona këtë vocërrake shëndoshë e mirë. Ju falenderojmë shumë të gjithëve për urimet që na keni bërë në inbox apo profile. Një nga këto ditë do ju prezantojmë me ëngjëllin tonë të vogël që tani për tani po na mban larg nga rrjetet sociale. Ju përqafoj të gjithëve miq dhe dashamirës. Me respekt, mami Rezi dhe babi Jetmiri. P.S: Për mamin tim, “Mam, të dua!”-shkruan këngëtarja simpatike. Nuk mund të themi gjë tjetër përveçse t’i urojmë vogëlushes jetë të gjatë!/revistawho.com