Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco… 08/03/2026
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë… 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Këngëtarja e njohur diagnostikohet me kancer në gji: Do kthehem me gjoks të madh!

04/06/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Këngëtarja e njohur diagnostikohet me kancer në gji: Do kthehem me gjoks të madh!

Jessie J ka ndarë një rrëfim prekës me ndjekësit e saj në Instagram, duke zbuluar se është përballur me një nga sfidat më të mëdha të jetës: diagnostikimin me kancer në gji, në një fazë të hershme.





Në një video të publikuar më 3 qershor, këngëtarja britanike foli hapur për situatën e saj:

“Dua të ndaj diçka me fansat e mi dhe me njerëzit që më duan. Jam kjo që jam, pasi gjithmonë kam ndarë çdo gjë që kam përjetuar.
Para se të publikohej kënga ‘No Secrets’, u diagnostikova me kancer gjiri në fazë të hershme.”

Jessie J tregoi se ka ndjekur çdo hap të nevojshëm mjekësor që prej momentit të diagnozës.


“E theksoj fjalën ‘fazë e hershme’. Kanceri është i tmerrshëm në çdo formë, por kjo më jep forcë. Gjatë gjithë kësaj kohe kam bërë analiza pa fund.”
“Nuk kam folur shumë për këtë… por ndihem më mirë kur e ndaj me të tjerët.”

Këngëtarja u shpreh se dëshiron të jetë transparente, jo vetëm për ta përballuar vetë më lehtë, por edhe për të ndihmuar të tjerë që mund të përjetojnë të njëjtën gjë.

“Nuk flas mjaftueshëm për këtë. Nuk kam pasur kohë ta përpunoj si informacion, sepse kam punuar shumë.
Por e di sa shumë më ka ndihmuar në të shkuarën, kur kam ndarë me të tjerët gjërat që kam kaluar.
Të gjithë më kanë dhënë dashuri, mbështetje dhe më kanë rrëfyer historitë e tyre.”

Pavarësisht forcës me të cilën e përballon situatën, Jessie J njoftoi se do të tërhiqet përkohësisht nga skena, për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale pas koncertit të saj në Summertime Ball më 15 qershor.

“Do të kthehem me gjoks të madh dhe muzikë të re!”, tha ajo me një dozë humori.

Jessie është nënë e një djali dyvjeçar, Sky, të cilin e ka me partnerin e saj Chanan Safir Colman. Njoftimi i saj ngjalli një reagim të madh nga ndjekësit dhe miqtë e saj, përfshirë këngëtaren Rita Ora:

“Je personi im i preferuar. Lutem për ty. Edhe mamaja ime ka kaluar të njëjtën gjë, e di sa e vështirë është psikologjikisht operacioni dhe çdo trajtim. Jam këtu për ty.”

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…
Breaking News

“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…

08/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!
Breaking News

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!

07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!
Breaking News

Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!

07/03/2026
Next Post
Pas përjashtimit të bujshëm, Xheneta rikthehet në një tjetër projekt në ekran

Pas përjashtimit të bujshëm, Xheneta rikthehet në një tjetër projekt në ekran








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera