Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Gili, mund të themi se është një ndër me jetëgjatat në skenën e muzikës shqiptare. Ajo ka lëvruar në disa zhanre muzikore si në atë popullore, por edhe moderne.
Një ndër këngët më të njohura të saj në muzikën moderne është “Kur u ndamë” bashkëpunim me Enis Potokun. Me këtë këngë Gili dhe Enisi konkuruan në ‘Top Fest 2009’ dhe rezultoi shumë e suksesshme për kohën. E pikërisht “Kur u ndamë” e ka rikthyer Gilin pas në kohë dhe ka shpërndarë me publikun disa momente nga provat. Ajo ka publikuar një fotografi ku shihet përkrah disa kolegëve të saj këngëtarë. “Me Enis Potokun, Xuxin, Andos dhe Mentor Hazirin në provat e ‘Top Fest 2009’! Kënga ‘Kur u ndamë’!”, – ka shkruar Gili.
Duhet thënë gjithashtu se edhe pse kanë kaluar rreth një dekadë nga ajo kohë këta 5 artistë nuk kanë ndryshuar aspak në pamje. /revistawho.com