Gjërat nuk po shkojnë dhe aq mirë për ish-anëtaren e “Spice Girls”, Mel B. Ajo akuzoi dadon për lidhje të fshehtë me bashkëshortin e saj si dhe supozohej që ka abortuar fëmijën që kishte ardhur si pasojë e kësaj marrëdhënie. Situata e krijuar ka detyruar dadon të thotë versionin e saj të bazuar në një dosje që përmban 128 faqe prova. Sipas Lorraine, ajo ka kryer marrëdhënie treshe me çiftin disa herë në javë si dhe çdo gjë është e filmuar pasi vetë Mel B preferonte që këto skena mes tyre të filmoheshin dhe të ruheshin në celularët e tyre. Dadoja shprehet që nëqoftëse ato video do të publikoheshin do të ishte tepër e sikletshme për familjarët e saj.