Mel B anëtarja e ‘Spice Girls’ ka treguar si kurrë më parë momente nga një prej periudhave më të vështira në jetën e saj. “Kam tentuar të vetëvritem në 2014-ën. Ndihesha emocionalisht e keqtrajtuar nga ish-bashkëshorti im. Mbaj mend që jam zgjuar me shenja nga krahët. Kisha frikë se më shkatërronte familjen dhe karrierën. Jashtë shkëlqimit të famës ndihesha e shëmtuar dhe e keqtrajtuar nga i vetmi mashkull që kishte premtuar të më donte dhe ndihmonte gjatë jetës time. Ai ishte edhe menaxheri im”,-është shprehur këngëtarja për ‘The Sun’.
Ajo ka treguar më tej se momenti kur u shtrua në spital pasi tentoi t’i jepte fund jetës e bëri të kuptojë se duhet të luftojë. Mel B ka qenë e martuar me Stephen Belafonte dhe ka tre fëmijë. Ka qenë vajza e saj ajo që e ka bërë të nis luftën kundër tij./revistawho.com