Kosova ka probleme me energjinë elektrike dhe kjo gjë ka sjellë shqetësime edhe tek artistët. Shqetësimin e ka shprehur edhe këngëtarja e njohur, Zanfina Ismajli. Ajo ka publikuar një “Instastory”, ku shpreh dëshirën për të jetuar në Shqipëri. Ajo ka publikuar edhe një foto të pasaportës shqiptare.
“Pasi e kam këtë pasaportë, me u zhvendos disa muaj në Shqipëri, të paktën atje nuk ndalet energjia çdo tri orë”, shkroi ajo.








