Eli Fara vazhdon të mahnisë me look-un e saj në klipe. Por për klipin e radhës këngëtarja ka vendosur të bëhet një indiane e vërtetë. Me një cohë ngjyrë jeshile dhe aksesorin e vendosur në kokë Eli duket se do të na habisë në klipin e ri për të cilin ajo sapo ka filluar xhirimet në Pazarin e ri në Korçë. Kënga quhet “Mbolla një baçe” dhe së shpejti pritet edhe publikimi. Kujtojmë se kënga e fundit nga Eli ishte ajo e para tre muajve “Akoma” në bashkëpunim me Revolt Klan, këngë e cila ka arritur 1 milion klikime në Youtube./revistawho.com