Këngëtarja Gjira Kajtazi është bërë sot nënë për herë të dytë dhe lajmin nuk ka ngurruar ta ndajë me ndjekësit në rrjete sociale menjëherë.
Gjira është bërë nënë e një vajze dhe ashtu si për djalin (Maël), edhe për vogëlushen ka zgjedhur një emër të veçantë.
Krah fotos ku shfaqet dora e bebes, Gjira tregon se i ka vendosur vajzës emrin Lana.
“Përshëndetje botë! Kjo është super vajza ime Lana Ibrahimaj”-shkruan këngëtarja duke marrë dhe urime të shumta nga ndjekësit.
View this post on Instagram