Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Më ndoqën e më sakatuan shtëpinë”/Stelina bën rrëfimin tronditës në BBV 15/01/2026
“Nuk u përshtata”, Stine rrëfen arsyet e largimit nga BBV5! 15/01/2026
Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat! 14/01/2026
“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni 14/01/2026
Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit 14/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Këngëtarja shqiptare: I shpëtova vdekjes, vetëm se doja të isha më e dobët

28/01/2017
in Intervista
Reading Time: 3 mins read
A A
Këngëtarja shqiptare: I shpëtova vdekjes, vetëm se doja të isha më e dobët

Gjatë javëve të fundit, këngëtarja shqiptare e ka parë veten protagoniste të një historie sa prekëse aq edhe të dhimbshme. Ajo thuhej se ishte e sëmurë me kancer dhe se kishte humbur zërin, e për këtë shkak i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike në Turqi. Por çfarë ka të vërtetë në këtë fabul të shtjelluar lajm pas lajmi në mediat online? Big Mama rrëfehet për herë të parë në suplementin “Bluetooth” të ‘Gazeta Shqiptare’ për gjendjen e saj shëndetësore dhe të vërtetën e operacioneve në Turqi. “Rrezikova jetën”, tregon ajo, ndërsa ka shpjeguar se maratona e ndërhyrjeve kirurgjike ka nisur për shkak se donte të ishte më e dobët.





Big Mama, u bë disa kohë që nuk përfliteni si dikur. Pse?

Nuk e di, ndoshta sepse nuk kam pasur kohë të shpik unë diçka (qesh). Sinqerisht emisioni që kam dhe punët e tjera rreth muzikës e familjes më kanë larguar paksa nga këto gjëra, kështu që vërtetë jam paksa më e qetë në këtë drejtim. 


Megjithatë ti nuk ke qenë pa angazhime, na thuaj ku ke qenë, çfarë ke bërë deri më tani?

Unë kam qenë shumë e angazhuar, përveç emisionit, në koncerte në diasporë, pastaj në gëzime familjare ku performoj. Kam qenë shumë aktive me projektet e fundit, të cilat zgjuan vërtetë interes të jashtëzakonshëm dhe jam shumë e kënaqur nga puna që kam bërë, doja të sjell diçka më ndryshe.

Për momentin ke realizuar ndonjë këngë të re?

Ato që kisha i finalizova me klipe, të tjerat do presin. Edhe pse kam përfunduar disa këngë, për momentin nuk mund të xhiroj klipe për shkak të disa punëve të tjera.

Ka pak ditë që lajmet rozë nuk të kursyen përsëri. Është komentuar shëndeti yt. Çfarë ka ndodhur saktësisht?

Çfarë nuk kam lexuar këto kohë për mua, por duke e ditur si jam dhe çfarë kam bërë, nuk jam e shqetësuar aspak. Madje, kisha përgatitur dhe familjen time në këtë drejtim, që të mos shqetësohet aspak. Unë isha në Turqi, fillimisht për një pjesë të emisionit tim, e më pas më dolën dhe disa punë e vështirësi të tjera.

Flitej se ke bërë operacion, ke pasur kancer dhe se ke humbur zërin? Cila është e vërteta?

E vërtetë është ajo që them unë, jo ajo që shkruhet për mua. E them për herë të parë në një intervistë, ndërsa nesër do të shfaqet e gjithë historia në emisionin tim, sepse kam xhiruar veten që nga nisja në Shkup e gjithë procesin atje, derisa jam kthyer nga Turqia. Kam qenë në një klinikë kirurgjike në Samsun “Anadolu”, kam operuar lukthin, domethënë e kam zvogëluar, gjatë analizave mjekët kanë konstatuar se duhet të heq edhe tëmthin për shkak se rrezikoja dhe duhej patjetër. Dhjami më kishte mbërthyer të gjithë mushkëritë dhe më është dashur të pastrohem, gjithashtu, për dy javë kam humbur 9 kilogram. 

Po tani si ndihesh nga gjithë ky proces?

Ka pak ditë që jam kthyer dhe ndihem më mirë, më e lehtësuar nga operacioni, nuk mund të ha më shumë edhe sikur të dua, sepse lukthi nuk më pranon më shumë, ndihem më e lehtësuar në organet e frymëmarrjes, kështu që kjo është e vërteta e gjithë asaj që është përfolur, ju e dini se unë jam e drejtpërdrejtë gjithmonë dhe i them gjërat pa i shtrembëruar, pra ka pasur të bëj me diçka shëndetësore nga ku është varur dhe jeta ime, por falë Zotit ndihem shumë mirë edhe më e fortë dhe tani po rikuperoj veten.

Cilat janë planet e tua tani?

Do rikthehem patjetër, sepse kjo është jeta ime, nuk mundem pa muzikë e pa televizion. Do kthehem në punë për pak ditë, ndërsa së shpejti edhe me projektet muzikore. Do kthehem më e shëndoshë, e ndoshta jo si Big Mama që më kanë parë më përpara, por me shumë kile më pak./ Bluetooth

Big-mama-spital-197x280

kengetarja-Big-Mama-348x280

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Next Post
Kur talenti dhe pasioni thyejnё hekurat e burgut, ja çfarё ndodhi dje nё “The Voice”

Kur talenti dhe pasioni thyejnё hekurat e burgut, ja çfarё ndodhi dje nё "The Voice"








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera