Këngëtarja Rona Nishliu është shkëputur paksa nga muzika, duke i kushtuar kohë familjes së saj. Ajo është nënë e dy fëmijëve, një djali dhe një vajze, dhe duket se kohën më të madhe ua dedikon atyre.
Por, së fundmi, një lajm jo shumë i mirë vjen nga këngëtarja, e cila ka publikuar në “Instastory” një foto nga spitali. Ajo shfaqet duke marrë serum, por nuk ka dhënë të tjera detaje.
Nuk dihet çfarë ka ndodhur, por fansat janë shqetësuar.