Teksa shumë prej partnerëve në një marrëdhënie i bezdis xhelozia e tepërt, për Naimin nuk ndodh kështu. Këngëtari i mirënjohur madje frikësohet sepse Mihrija nuk është aspak xheloze.
Të ftuar sot në “E diell”, çifti u vendos përballë pyetjeve të moderatorëve dhe një prej pyetjeve kishte të bënte me xhelozinë. Sa xheloze është Mihrija meqë ai rrethohet nga femra?
“Të them të drejtën në këtë aspekt shpeshherë edhe më frikëson sepse nuk është hiç”-u përgjigj Naimi, deklaratë e cila i pëlqeu Mihrijes.
“Hera e parë që e dëgjoj, prita diçka tjetër”-tha Mihrija.
View this post on Instagram








