Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“S’ishte thjesht një darkë!” Mateo ka një version tjetër për takimin me Brikenën 07/01/2026
“Zot më fal por…”, Dea Vieri bën deklaratën e guximshme për vajzat e showbiz-it 07/01/2026
Arbër Hajdari mendon se mes Selin dhe Mirit ka ndjenja! 07/01/2026
“Po të ishte e mirë…”, batuta e Monika Kryemadhit për kunatën bëhet virale 06/01/2026
“Ta kam lakmi burrin”/ Komenti për Luizin që shkaktoi reagimin epik të Kiarës 06/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Keni dëgjuar për “360M Records”?! Kjo është mundësia për t’u bërë i famshëm në botë

18/09/2016
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Keni dëgjuar për “360M Records”?! Kjo është mundësia për t’u bërë i famshëm në botë

E kanë cilësuar nga pamja me Leonardo Di Caprio-n, sidomos për sytë e tij të shkruar dhe ngjyrën e flokëve. Origjina e Noah Stradamus i ka rrënjët në tokën shqiptare, por jeton e punon në kontinentin e ëndrrave, famës dhe Hollywood-it, SHBA-të. Një nga DJ-të më të kërkuar të jetës e natës dhe aktiviteteve muzikore në New York, si Discrict 36, Cielo, Avenue Mansion, si dhe Dj support i emrave të njohur si Bob Sinclair, Tomas Gord, etj. Noah ka qenë për 4 vite në konkurrim në “Grammy Awards” çka e bën këtë DJ të ketë një garanci të padiskutueshme për një nismë të re tij për muziken shqiptare nën logon “360 M Records”.





Por çfarë është, si lindi ideja për këtë label dhe pse quhet 360 M records?

Qendra e këtij labeli është në New York, është krijuar rreth 2 vite më parë nga Stradamus dhe ka mbledhur rreth vetes disa nga artistët më të mirë shqiptarë si: Bojken Lako, Big Basta, Xhejn Kumrija, Vin Veli dhe Kastro Zizo për të gjitha zhanret e muzikës. “360 M Records” do të thotë se muzika e këtyre këngëtareve do të ketë mundësi aksesimi në të gjithë botën pa kurrfarë vështirësie. Gjithashtu ky label bën të mundur që këngët të shpërndahen në shumë media dhe portale për t’u shkarkuar legalisht nga fansat.


Noah shprehet se kjo bëhet për t`i popullarizuar dhe për të bërë të njohur artin e tyre jashtë Shqipërisë. Ky label përfshin rreth 100 Portale e 10 mijë kanale muzikore, radifonike, charter-a në të gjithë botën për lançimin, promoviminin dhe shpërndarjen e kësaj muzike. Një nismë absolutisht pozitive dhe shumë e pritur kjo nga artistët shqiptarë, të cilët bien e pre e programeve pirate duke dëmtuar një pjesë të karrierës së tyre.

14409139_10207307957760512_1530182815_n

Po çfarë fitimi kanë këngëtarët shqiptarë për t`u regjistruar në “360 M Records”?

“Kjo, – thotë Noah,-  i jep mundësinë atyre që të hyjnë në kontakt me producentë të huaj dhe secili prej tyre të kenë përfitimet e tij nga downlodimet e këngëve në rrjete të ndryshme digjitale”.

“Nëse kënga e tyre pëlqehet dhe shndërrohet në hit ndërkombëtar, – shpjegon ai, – sigurisht që edhe fitimet janë në përpjestim të drejtë me këtë gjë. Pra e gjitha varet nga impenjimi i artistit për të punuar shumë dhe të ketë nuhatje ndaj tregut se çfarë kërkon ai të dëgjojë”, – vijon më tej Noah.

Kriteret për të qenë pjesë e këtij label-i të famshëm është që këngëtarët duhet të jenë cilësore, nuk ka rëndësi rryma e muzikës dhe të kenë dëshirën për të qenë prezent në këto label.

Kjo është hera e parë që në Shqipëri ekziston një label i tillë për t`i dhënë mundësi të gjithë artistëve për t`u dëgjuar në të gjitha vëndet e botës.

“Label-i jep garanci profesionale dhe me të gjitha të drejtat e autorisë konform të gjitha rregullave ndërkombëtare”, – pohon Noah, i cili është tejet entuziast për këtë projekt, frutet e të cilit kanë disa muaj që po ndihen në treg.

Në të ardhmen?

Noah po e zgjeron rrethin e artistëve pjesëmarrës e në të njëjtën kohë po krijon të tjera mundësi për ta pasuruar funksionimin e këtij labeli në funksion të artistëve dhe artit shqiptar kudo nëpër botë.

Tags: 360M Recordsnoah
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
FOTO-VIDEO/ Aurela Gaçe nxjerr për herë të parë në publik Grace, e bija këndon këngën e saj

FOTO-VIDEO/ Aurela Gaçe nxjerr për herë të parë në publik Grace, e bija këndon këngën e saj








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera