Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva! 14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij! 14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar. 14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in! 14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk? 14/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Keni menduar ndonjëherë se pse nuset mbajnë buqetë lulesh? Ja arsyeja

05/07/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Keni menduar ndonjëherë se pse nuset mbajnë buqetë lulesh? Ja arsyeja

Zgjedhja e buqetës së nuses është një rutinë e gjatë dhe e lodhshme. Fillimisht duhen gjetur lulet që përshtaten me karakterin dhe temën e dasmës tuaj, pastaj fillon një cikël i gjatë zgjedhjeje për sa i përket formës, gjatësisë dhe kompozimit. Por ky proces ndodh instinktivisht pa e pasur shumë mendjen se pse e bëjmë këtë. Mirëpo pasi gjithë ceremonia ka përfunduar dhe çdo lodhje e dasmës ka përfunduar nis e na bie ndër mend: Cila është arsyeja që nuset mbajnë buqetë lulesh në ceremoninë martesore? Ka ndonjë histori nga pas e gjithë kjo? Ka shpjegime të ndryshme ky fenomen në vende të ndryshme si pasojë e kulturës dhe shtrirjes kohore. Më poshtë gjeni disa prej tyre…/blitz.al





1. Për të mbuluar erën e keqe

Në shekullin e 15-të, nuset që martoheshin nuk mbanin aromë të mirë pasi nuk kishin dalë ende në treg shampot me aromatikë apo parfumet. Tradita donte që nuset të martoheshin përgjithësisht muajt e verës sepse prania e diellit ishte një domosdoshmëri. Për këtë fakt nuset nisën të mbanin lule pranë vetes për të zbutur sado pak erën e rëndë.


2. Për të larguar shpirtrat e këqij

Më përpara, sidomos në vendet e lindjes, buqetat nuk bëheshin me lule por me barishtet ku rriteshin erëzat. Pra buqeta kompozohej nga piperi, hudhra dhe disa barishte erëzash, të cilat edhe sot thuhet se “mbajnë larg syrin e keq”. Sigurisht, këto buqeta zbukuroheshin edhe me disa lule të tjera për t’i bërë estetikisht më të bukura.

3. Mesazhi i jetës dhe fertilitetit

Në Romën e lashtë, nuset kanë mbajtur buqeta me lule ende të paçelura. Thuhet se kjo bëhej për shkak se lulet ende të paçelura janë tregues i jetës dhe fertilitetit. Të dyja këto japin mesazhin e dashurisë së çiftit dhe dëshirës për t’u shtuar më pas edhe me fëmijë.

4. Dhënia e një mesazhi emocionues

Ky shpjegim vjen edhe më pranë ditëve tona. Në periudhën viktoriane, nuset mbanin buqeta me lule për të dhënë një mesazh të veçantë. Çdo lloj luleje kishte një karakteristikë dhe një kuptim të veçantë, ndaj duke pasur parasysh këtë nuset zgjidhnin buqetën që dëshironin. Nëpërmjet kësaj zgjedhjeje ato jepnin mesazhin te të pranishmit në ceremoni.

Tags: arsyejajeta dhe fertilitetilulemesazh emocionuesnusepse i mbajne
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!
Breaking News

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!

14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!
Breaking News

Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!

14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.
Breaking News

“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.

14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!
Breaking News

“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!

14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?
Breaking News

1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?

14/02/2026
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!
Breaking News

“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!

14/02/2026
Next Post
Këto janë sëmundjet që i përkeqëson edhe më shumë dielli

Këto janë sëmundjet që i përkeqëson edhe më shumë dielli








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera