Hande Erçel dhe Kerem Bursin e kanë konfirmuar tashmë lidhjen e tyre të dashurisë. Madje nuk kursejnë as dedikimet romantike. Kerem ka festuar ditëlindjen dhe në këtë ditë të veçantë Hande ka postuar në Instagram një foto krah tij duke i treguar sa me fat që është.
“Qëndro pranë njerëzve që janë si rreze dielli. Gëzuar ditëlindjen pjesa më gazmore e jetës sime, kaq me fat që të kam!”, shkruan Hande.
“Rrezja ime e diellit”, i ka komentuar Kerem.







