Kerem Bursin dhe Hande Erçel janë bashkë e tashmë kjo është e konfirmuar. Çifti gjatë pushimeve në Maldive publikuan foto me njëri-tjetrin dhe dedikime. Mirëpo përpara se të konfirmonin lidhjen, të dy aktorët në intervista e mohonin që ishin bashkë. Ndërkohë së fundmi Kerem ka habitur me deklaratën e tij. I pyetur nga gazetarët për lidhjen me Handen, aktori tha se ata kurrë nuk e kanë fshehur duke harruar që dikur e mohonte që ata ishin bashkë.
“Nuk e kemi fshehur kurrë. Ja kështu ndodhi. Që në fillim ishim shokë shumë të mirë. Tani çdo gjë po shkon vaj”-tha Kerem.








