Sot është një nga këngëtarët më të suksesshme, ka famë ndërkombëtarë dhe është e vlerësuar falë punës që ka bërë këto vite për të arritur aty ku është. Por Bebe kështu ka qenë edhe 16 vjeç, e etur për të arritur majat duke sforcuar shpeshherë edhe veten. Prandaj në një intervistë për “Bustle”, ajo tregon se do t’i jepte këtë këshillë vetes së saj 16-vjeçare:
“Do i thoja vetes të merrte frymë thellë, të jetonte momentin dhe të mos e merrte çdo gjë pranë zemrës. E kam sforcuar shumë veten. Dhe akoma kështu jam. Por do doja të isha më pak dhe të shijoja momentin. Kam kërkuar shumë prej vetes. Edhe kur isha 16 vjeç, isha e etur, gjithmonë thoja: çfarë kam për të bërë tjetër? Pse po e bëj këtë? Pse nuk e bëj dot këtë? Do doja ta kisha shijuar më shumë rrugëtimin. Do i thoja vetes të merrja frymë thellë dhe të ngadalsoja”.







