Kush nuk do të dontë një mik si Fevziu.
Këngëtarja Bleona Qereti ka publikuar në rrjete sociale një dhuratë mjaft të shtrenjtë të bërë nga gazetari i njohur Blendi Fevziu.
Ai i ka dhuruar rreth 9 vite më parë një varëse çelësash të firmës “Cartier”.
Bleona e ka publikuar këtë dhuratë duke shkruar: “Blendi Fevziu xhemla kjo dhurata jotë cartier është tek çelësat e mi për 9 vjet, love you,”-shkruan këngëtarja në Instastory.








