Me një video në Instagram, autorja e “Përputhen”, Olsa Muhameti ka zbuluar se pjesë e programit do të jetë sërish Mevlani, i cili në sezonin e kaluar nuk arriti të dilte çift nga programi.
Ajo ka konfirmuar hyrjen e tij duke shtuar se Mevlani ka qenë pak i turbullt lidhur me këtë rikthim në program.
Vetë Mevlani ka treguar në emisione të ndryshme se vazhdon të jetë në kërkim të dashurisë, të cilën nuk e gjeti deri më tani./revistawho.com








