Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Këto janë programet më të shtrenjta televizive në Shqipëri!

09/10/2021
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Këto janë programet më të shtrenjta televizive në Shqipëri!

‘Monitor’ ka publikuar detajet e programeve më të suksesshme në televizionet shqiptare duke zbuluar më të kushtueshmit.





Në Top Channel “Big Brother Vip” këtë vit ka zbritur nga “froni” “Portokalli”, duke u bërë emisioni më i shtrenjtë për të reklamuar. Kështu një sekondë para se Reality show të nisë transmetimin kushton 5700 lekë, kurse gjatë transmetimit, 11,000 mijë lekë. “Portokalli” për reklamat që transmetohen para spektaklit kushton 4300 lekë, kurse gjatë transmetimit, 8500 lekë.

Të tretët ndër më të shtrenjtët janë sërish dy emisione të lidhur me “Big Brother VIP”; i pari është “Përmbledhje Ditore e BB VIP” dhe i dyti “Fun Club BB VIP”, ku çdo sekondë gjatë transmetimit paguhet 4600 lekë. Emisioni më i lirë për të reklamuar në ekranin e Top Channel është “Wake Up” kur bëhet fjalë para fillimit të transmetimit me një tarifë 610 lekë/sekondë dhe 1220 gjatë transmetimit.


Në TV Klan, “Opinion” dhe “Klanifornia” mbajnë çmimin më të lartë për reklamat që transmetohen gjatë ndërprerjes së emisionit me 6750 lekë/sekondë, ndërsa para emisionit, çmimi është 3400 lekë/sekondë. “Zonë e Lirë” dhe “E Diela Shqiptare”, janë të dytët, me 5400 lekë/sekondë për transmetimin gjatë programit, ndërkohë që para tij është përkatësisht 3400 lekë/sekonda dhe 1400 lekë/sekonda. “Stop” dhe serialet në “prime time” mbajnë vendin e dytë me 4400 lekë për reklamat gjatë transmetimit. Programi më i lirë për reklamim është “Aldo Morning ShoW” me 550 lekë/sekondë para programit dhe 950 lekë/sekondë gjatë programit.

Televizioni Vizion Plus, në listën e programeve më të shtrenjta për reklamim ka “Këngë Moj” dhe “Al Pazar” me 6600 lekë/sekondë për transmetimin gjatë emisionit, ndërsa para emisionit, çmimi është 3000 lekë/sekondë. Në emisionin “Spotlight”, nga Alban Dudushi, çmimi është 5000 lekë/sekondë, për reklama gjatë emisionit dhe 2500 lekë para tij. Emisionet me çmimet më të lira të reklamimit në ekranin e Vizion Plus janë “7 pa 5”, në mëngjes, me 600 lekë/sekondë gjatë transmetimit, dhe “Next” në orën 16:00, me 600 lekë/sekondë gjatë transmetimit./Monitor.al

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Next Post
Pse do kthehen Harry dhe Meghan në Angli?

Pse do kthehen Harry dhe Meghan në Angli?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera