Khloe Kardashian ka komentuar aludimet e fundit në media sipas të cilave Kylie Jenner dhe Travis Scott janë ndarë. Ajo u shpreh e prerë duke e mohuar kategorikisht vërtetësinë e këtij lajmi.
Ylli i “Keeping Up With Kardashians” është ndjerë e detyruar të komentojë artikullin e publikuar nga “W Magazine”, brenda të cilit është shkruar një histori krejt ndryshe e Jenner dhe Scott, sidomos pas tragjedisë në “Astroworld”.
“Uau, nuk e di pse kjo revistë do ta shkruante këtë, por ata janë çift dhe të lumtur”, ka thënë Khloe.
Artikulli i zbuluar pretendon se Jenner, 24 vjeçe, dhe Scott, 30 vjeç, nuk kanë qenë një çift i vërtetë prej dy vitesh dhe thjesht janë shumë rehat me njëri-tjetrin./revistawho.com








