Ylli i ‘Keeping Up With Kardashian’ Khloe Kardashian, është në muajt e fundit të pritjes për ardhjen në jetë të fëmijës së saj. Por duket se bukuroshja nuk e ka shijuar aq sa duhet periudhën e pritjes. Në një bisedë me miqtë e saj në blogun ‘Kholewithak.com’ ajo ka rrëfyer se nuk është aspak mirë me shtatzëninë. Khloe është shprehur se nuk ka mundur të shijojë këtë periudhë ashtu siç do të dëshironte, pasi pasiguria dhe frika se diçka nuk do të shkojë jashtë keq, po dominon mbi ndjenjat e tjera. “Është e vështirë për mua gjatë këtyre ditëve, nuk ndihem mirë dhe jam gjatë gjithë kohës në siklet. Kam pasiguri për shumë gjëra. Unë besoj se edhe për Tristan është e njëjta gjë”, tregoi ajo. /revistawho.com