Ka vetëm pak orë që ka qarkulluar në media një lajm se moderatorja e njohur, Kiara Tito, është në një lidhje me reperin, Mozzik. Shkak u bë një foto e Mozzik ku shfaqej këmba e një vajze dhe u tha se bëhej fjalë për Kiara Titon për shkak të fustanit të njëjtë. Por nuk ka vonuar shumë dhe Kiara i ka hedhur poshtë thashethemet.
“Hello njerëz, më kanë ardhur këto foto në dm, gjithashtu po lexoj edhe në portale, nuk para shprehem sepse përgjithësisht nuk i kushtoj rëndësi lajmeve nëpër portale (duke qenë se shumica mund të jenë edhe fake neës), por doja t’ju thoja që nuk jam unë personi në foto dhe përpara se të bëni lajme, ju lutem vërtetojini rrethanat. Ju falenderoj”, shkruan Kiara.









