Kiara Tito është një nga vajzat më të komentuara të ‘showbiz-it’ shqiptar, kjo dhe për shkak të jetës së saj private. Megjithatë kohët e fundit ajo është parë mjaft e fokusuar në projektet e reja që pritet të sjellë për të gjithë fansat e saj. Pak më parë Tito ka treguar se shumë shpejt do të rikthehet në ekran.
“Projekt i ri në televizion së shpejti. Mezi pres t’ju tregoj”, ka shkruar Kiara duke ka zbuluar asnjë detaj tjetër lidhur me këtë gjë.
Kujtojmë se muajt e fundit moderatorja ka zgjedhur të jetë pranë ndjekësve me anë të kanalit të saj në ‘Youtube’, ku është shfaqur mjaft transparente. Nuk dihet ende se në cilin ekran do ta shohim Titon në muajt në vijim, por këtë pjesë pritet ta zbulojë vetë ajo./revistawho.com