Kanye duket se e ka lënë pas të shkuarën dhe ka nisur një histori dashurie me Irina Shayk. Us Weekly raporton se Kim Kardashian e ka takuar Irinën disa herë gjatë viteve dhe e pëlqen me aq sa e njeh nga shoqëria e përbashkët.
Burimi shton se Kim aktualisht nuk ka nisur ndonjë lidhje të re dhe nuk i intereson nëse Kanye e bën këtë. Kujtojmë që Kanye dhe Irina u fotografuan gjatë vizitës së tyre në Francë.







