Çifti i famshëm, Kim Kardashian dhe Kanye West, pritet të bëhen prindër për herë të tretë në janar të 2018. ‘Us Weekly’ ka zbuluar se Kim dhe Kanye presin një vajzë, e cila do të lindë nëpërmjet në nëne bartëse (surrogate). Kim ka patur shumë probleme në dy shtatzënitë e para dhe një shtatzëni e tretë do rrezikonte jetën e saj, ndaj dëshira e madhe për një fëmijë të tretë ka bërë që çifi të zgjedhë metodën e nënës mbartëse. Gruaja që po mbart foshnjën do të paguhet 45 mijë dollarë.







