Kim Kardashian përmes një InstaStory ka zbuluar tatuazhin e ri të të dashurit të saj Pete Davidson, tatuazh në të cilin shkruan: E dashura ime është avokate.
Kim më herët ka treguar se Pete e ka bërë tatuazhin gjatë një paraqitjeje në The Ellen DeGeneres Show, ku gjithashtu pranoi se ai kishte shkruar emrin e saj në gjoks.

Fansat fillimisht vunë re shkrimin në gjoksin e Pete në pamjet e zbuluara nga një fotografi.
Kim aktualisht po studion për t’u bërë juriste dhe në dhjetor zbuloi se më në fund kaloi provimin e praktikës në përpjekjen e saj të katërt.
Pete në të kaluarën ka pasur edhe tatuazhe në kujtim të fejesës së tij me Ariana Grande dhe romancës së tij me vajzën e Larry David, Cazzie./revistawho.com








