Kim Kardashian thotë se postimet e bëra në rrjetet sociale nga ish-bashkëshorti i saj, Ye, i njohur më parë si Kanye West, kanë shkaktuar shqetësime emocionale.
Në dokumentet e paraqitura, 41 vjeçarja Kardashian i kërkoi gjykatësit të nënshkruante divorcin e saj me 44 vjeçarin Ye, në mënyrë që ajo të “fillojë procesin e shërimit” dhe “të ecë përpara”.
“Dëshiroj shumë të divorcohem”, ka shkruar Kardashian, duke shtuar se Ye ka dështuar të mbajë private procedurat e divorcit mes të dyve.
Kardashian më tej vuri në dukje se një ndërprerje e statusit martesor të saj dhe Ye mund ta ndihmojë atë “të pranojë se marrëdhënia martesore ka përfunduar dhe të ecë përpara në një rrugë më të mirë që do të na ndihmojë në bashkë-prindërimin paqësor të fëmijëve tanë”.
Në shkurt të vitit të kaluar, Kardashian kishte paraqitur kërkesën për divorc, pasi të dy kishin shtatë vjet të martuar./revistawho.com








