Kohët e fundit kanë qenë shumë të vështira për familjen Kardashian. Vetëm pak javë pasi Kim u rrëmbye në Paris, Kanye u sëmur mendërisht. Në episodin e të dielës së “Keeping up with Kardashians” Kim duket shumë e frikësuar nga kjo ngjarje dhe madje ka shpërthyer në lor. Ajo ka shkuar në turin e Kanye West në Saint Pablo, por më pas ka marrë vesh se ai e ka lënë skenën. Më vonë Kim ka mësuar se bashkëshorti i saj e kishte anuluar të gjithë turin, 21 koncerte në total. Kim ishte habitur dhe më pas gjërat kishin shkuar edhe më keq. Kur kishin shkuar në hotel, një mik i Kanye e kishte telefonuar Kim dhe përpara se ai t’i shpjegonte çfarë kishte ndodhur, ajo kishte filluar duke qarë. Show u ndërpre për t’u transmetuar në episodin tjetër se çfarë ka ndodhur më pas, por me siguri Kanye është dërguar në spital./revistawho.com