Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Romancë mes djemve? Ish e dashura: Klodit i pëlqejnë… 07/12/2025
Djali i Aida Shtinos në listën prestigjioze Forbes, kush është Brendon Ahmeti? 07/12/2025
Ish-banorja e Big Brother bëhet nënë për herë të parë! 07/12/2025
“Mbeta pa gjysmë time”, Sheila Haxhiraj flet për humbjen e vëllait: Media ka abuzuar me lajmin! 07/12/2025
“Më ka kërcënuar”, Milaim Zeka dhe Olta Gixhari përballen “live”: Deklarata që s’i kam thënë kurrë! 06/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Kim, ose kthehu në “Sex and the city” ose largohu njëherë e mirë!

19/08/2021
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Kim, ose kthehu në “Sex and the city” ose largohu njëherë e mirë!

Nëse do ishim në mendjen e Kim Cattrall me siguri do e kuptonim që emocionet e saj këtë periudhë janë të mëdha. Në fakt qëkur u lajmërua se do nisë puna për rikthimin e ‘Sex and the City’, të gjithë adhuruesit e Kim në rolin e Samantha Jones kanë bombarduar çdo profil që shkruan për serialin duke dhënë arsyet pse ky rikthim s’do jetë i bukur pa aktoren.





Dhe çfarë ka bërë ajo në këtë pikë? Epo le të themi që nuk ka ndenjur aq rehat, e ca kunja direkte dhe indirekte nuk i ka kursyer, veçanërisht për Sarah Jessica Parker, me të cilën që në fillimet e serialit nuk i ka pasur punët mirë dhe thuhet se për to, të punonin bashkë nuk ka qenë aq e lehtë. Kim ka qenë e vetmja nga aktoret e serialit shumë të suksesshëm që kurrë nuk shprehu dëshirën për të qenë pjesë e vazhdimit. Sa herë e pyesnin në intervista për të, ajo shprehej se nuk shikonte asnjë arsye pse ‘Sex and the City’ duhet të rikthehet. Në 6 vite intervista ajo kurrë nuk ndryshoi mendim, as nuk doli nga fjala megjithëse shumë kolegë të saj kur kanë parë shifrat e ofruara prej poducentëve kanë ndryshuar mendje.

Megjithëse për të, personazhi Samanthës, s’kishte më ç’të thoshte, Kim nuk i ka lënë fjalët dhe grricjet që kur ka nisur xhirimi i serialit. Ajo që askush nuk po kupton është pse vazhdon me këtë sjellje që është konsideruar e pasjellshme nga shumë fansa të serialit, fundja është ajo vetë që hoqi dorë, megjithëse dera vazhdon të jetë e hapur. A nuk ka ardhur koha që Kim të vazhdojë rrugën e saj e të mos grricet më me ish-koleget?/revistawho.com


Tags: kim cattrallsamanthasex and the city
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Çfarë pritet të prodhojë aleanca e papritur e dy kunatave mbretërore?

Çfarë pritet të prodhojë aleanca e papritur e dy kunatave mbretërore?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera