Kivanç Tatlitug mbrëmjen e kaluar ka qëndruar gjatë gjithë natës në spital. Mediat turke raportojnë se vëllai i tij, Cem Tatlitug, ka bërë një operacion endoskopik dhe gjendja e tij është stabwl. Në fillim Kivanç shkoi për ta vizituar vëllain e tij së bashku me bashkëshorten Basak Dizer, por ajo është rikthyer në shtëpi vetëm pas disa momentesh qëndrimi, ndërsa aktori ka qëndruar gjatë gjithë natës në spital për tu kujdesur për vëllain e tij. Kjo ngjarje i ka bërë kuriozë gazetarët turk të cilët kanë pritur Kivanç deri në mëngjes për ti marrë një deklaratë. Mësohet se ai u largua në orët e para të mëngjesit për të shkuar në shtëpinë e tij dhe të çlodhej pas një natë të vështirë. /revistawho.com