Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është përgjigjur kritikave për veshjen dhe memeve në rrjetet sociale, gjatë fjalimit të fundvitit me gazetarët.
“This barbie is the President (Kjo barbi është presidente)”, ishte fjalimi i presidentes Osmani, pasi u shpreh se është pyetur shumë herë se pse vishet me ngjyrë rozë.
Fjalimi i saj është bërë shumë viral në rrjet.
Ky fjalim i Osmanit u bë mbrëmjen e 27 dhjetorit në pritjen e fundvitit për mediat, ku falënderoi gazetarët për punën e tyre gjatë vitit.
Ajo falënderoi veçanërisht gazetarët që kanë raportuar nga veriu i Kosovës gjatë kohës kur ndodhën trazirat.