Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn! 28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Kjo është Georgina Rodriguez!

29/01/2022
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Kjo është Georgina Rodriguez!

Sot ajo është partnerja e një prej futbollistëve më të famshëm dhe më të paguar në botë, Cristiano Ronaldos. Por as ajo vetë nuk e kishte menduar se nga një shitëse, do të kthehej në personazhin e përfolur të mediave rozë. Georgina Rodriguez ka vendosur të rrëfejë jetën e saj, në një dokumentar që mban emrin: “I Am Georgina” (Unë jam Georgina), të realizuar nga Netflix që është aktualisht ndër më të komentuarit.





Nga jetesa në një prej lagjeve më të varfra të provincës spanjolle Haca, burgosja e të atit, për shkak se ishte pjesë e një grupi që merrej me kontrabandë kanabisi nga Maroku në Spanjë, si dhe zhvendosja në moshën 18-vjeçare në Londër për të ndjekur ëndrrat e saj. Ekipi i Netflix zbulon se ky reality show do të jetë një portret i thellë dhe emocional i gruas prapa fotove, historive dhe titujve të mëdhenj.


Temperamenti i saj latin dhe silueta e përsosur e bënë atë shumë shpejt të dallohej në industrinë e modës si modele, duke krijuar bashkëpunime me revista ndërkombëtare, ndërsa ishte gjithashtu imazhi kryesor i fushatës së të brendshmeve Yamamay.

Rikujtojmë se dyshja e njohur Cristiano dhe Rodriguez kanë një fëmijë së bashku, vajzën 3-vjeçare Alana Martina.

Po ashtu, ajo rrit edhe tre fëmijët e tjerë të Ronaldos, binjakët e birësuar Eva dhe Mateo, si dhe djalin e madh, Cristianino 10 vjeç./revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Gruaja Bricjap: Kjo shenjë që e ka kaq të vështirë të gjejë dashurinë

Gruaja Bricjap: Kjo shenjë që e ka kaq të vështirë të gjejë dashurinë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera