Keni dëgjuar për paralizën e gjumit? Beatrix e ka përjetuar dhe vazhdon t’i ndodhë. Këngëtarja ka treguar se pas kaq kohësh ka përjetuar paralizë gjumi mbrëmjen e shkuar dhe ndihet e traumatizuar. E vetme në shtëpi, për Beatrixin situata ka qenë edhe më e frikshme.
“Përjetova paralizë gjumi mbrëmjen e shkuar pas një kohe shumë të gjatë dhe e kisha harruar se sa traumatizuese është kjo gjë. Akoma dhe më e keqe kur je vetëm në shtëpi”, shkruan ajo.
Vitin e kaluar Beatrix tregoi se ka probleme me gjumin dhe për të çdo mbrëmje është një luftë, pasi ndjen një prani të errët dhe zëra jo tokësorë.