Me një foto në llogarinë e tij në ‘Instagram’, Klajdi Haruni ka kujtuar një nga dedikimet më të vecanta që i ka bërë babait të tij.
“Unë e dua muzikën, melodinë, por për mua s’ka melodi më të bukur se zëri yt. Të dua bab”, shkruhet krah fotos ku duket dora e këngëtarit i cili ka bërë tatuazh frekuencat e zërit të të atit.
Me videot e ndryshme, Haruni ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me babain që gëzon të njëjtin pasion për muzikën si i biri.
Në një intervistë për ‘Ftesë në 5’ Klajdi, i ati dhe mamaja treguan se momentet më të bukura i ndajnë bashkë mes muzikës dhe humorit në shtëpinë e tyre./revistawho.com








