Klaudia Pepa ka lajmëruar prej ditësh se do të jetë pjesë e klipit të ri të Fabrizio Moro, me titull “Voglio Stare Con Te”. Më në fund kënga u publikua dhe u zbulua fabula e plotë e kësaj videoje, ku balerina shqiptare është protagoniste. Kënga ka në fokus një histori dashurie që nis që në fëmijërinë e protagonistëve dhe rritet bashkë me ta. Një vajzë e vogël që dashuron kërcimin, por ka frikë ta shohin dhe i dashuri i saj që gjen mënyrën më romantike për ta admiruar në heshtje megjithëse vitet kalojnë.
Klaudia e ka promovuar me shumë gëzim këtë projekt, duke lajmëruar në ‘Instagram’ e duke e quajtur këtë ditë shumë speciale për të. Për më shumë ju ftojmë ta dëgjoni këtë këngë./revistawho.com







