Klaudia Pepa do tregojë gjithë talentin e saj si balerinë në videoklipin e ri të këngëtarit italian Fabrizio Moro. Prej ditësh ajo ka publikuar sekuenca nga provat me koreografin Luca Barbagallo dhe kemi arritur të kuptojmë se performanca do të jetë sa sensuale aq edhe kuptimplotë për nga emocioni që do transmetojë.

Xhirimet tashmë ka nisur dhe Klaudia ka zbuluar edhe destinacionin ku po përqëndrohet grupi i punës. Bëhet fjalë për ‘Vicolo Del Molino’, nga ku balerina ka realizuar disa video me përgatitjet në prapaskena. Grimi i lehtë me bazë ngjyrat e tokës, ndërsa veshja e saj është një ‘body’ i zi shumë sensual. Të paktën kaq ka treguar për momentin.



Nuk e dimë ende kur do përfundojë realizimi i klipit, por dimë që kënga do mbajë titullin: Voglio Stare Con Te dhe ne mezi po presim ta shohim Klaudian./revistawho.com








