Pas lindjes së vajzës Lea, revista “Story Albania” i ka kushtuar një shkrim balerinit shqiptar me famë ndërkombëtare, Kledi Kadiu. Siç thotë revista, profesori i “Amici”-t dhe e dashura e tij 18 vjet më e re, jetojnë në një shtëpi në zonën më të shtrenjtë të Romës (Trastevere), që është në pronësi të shqiptarit dhe që ka kushtuar plot 1.2 milion euro.