I ftuar në emisionin ‘Storie Italiane’ Kledi Kadiu ka rrëfyer shumë detaje për jetën e tij përballë pyetjeve të Eleonora Daniele. Ndër to ai ka folur për martesën, familjen e tij dhe karrierën. Kur ndalën në temën e martesës dhe çfarë mendimi ka balerini i suksesshëm për të përgjigjja e tij ishte: “Martesa, përfaqëson kurorëzimin, realizimin e gjithçkaje! Kam parë si ishte jeta ime në të shkuarën, të tashmen edhe të ardhmen. Kam një bashkëshorte të bukur, një vajzë të bukur, kam një familje. Charlotte, vajza ime dhe ime më, Lindita më japin forcë për të ecur përpara”.
Kujtojmë se Kledi prej javësh është pjesë e jurisë së ‘Dance with me’, por projektet në Itali nuk i ka lënë pas dore, njësoj si intervistat ku shpesh është i pranishëm./revistawho.com