Kleoniki Delijorgji ka qenë e ftuar mbrëmjen që shkoi në ‘Shiko kush luan’ dhe nuk mundi t’i shpëtojë pyetjeve të sikletshme në rubrikën ‘Ndaje ose Haje’.
Kush është modelja shqiptare më e mirë shqiptare dhe cila është e famshme, por është kota biskota? Kjo ishte një prej pyetjeve që e bëri Nikin të mendohej pak. ‘Emina Cunmulaj’, u shpreh ajo për modelen më të mirë. Ndërsa ‘kota biskota’ për Delijorgjin është Alesia Bami.

“Vajzat që kam punuar unë më parë dhe tani kanë dalë në televizion… Mund të them Alesia Bamin. Është modele? Më vjen keq e dashur”, e mbylli fjalën ajo.
Kleoniki e ka nisur karrierën që e vogël si modele në Greqi ku ka bashkëpunuar me emra të njohur. Më pas u shpall ‘Miss Shqipëria’ në moshën 15 vjeçare dhe konkuroi në 2012-ën në ‘Miss Globe’. Së fundmi është fokusuar tek muzika pasi ka publikuar edhe këngën e saj të parë ‘Purified’. Nuk është se vetë ka përvojë në televizion si Alesia Bami, por kjo nuk e pengon të ketë mendimin e saj dhe pyetjes në “Shiko kush luan” nuk kishte si të mos i përgjigjej./revistawho.com








