Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Numërimi mbrapsht ka nisur: Big Brother VIP Kosova 4 fillon në këtë datë! 09/11/2025
Drama e radhës mes Eglit dhe Xhenetës, ç’ndodhi këtë herë?  09/11/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që… 09/11/2025
Thuajse e zhveshur, Britney Spears rikthehet në rrjete: “Djalli fshihet…” 09/11/2025
Heidi Baci merr dhuratën speciale: “Ti më bën të ndihem…” 09/11/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Koha për tu çliruar: Mesazhet e Hënës së plotë për çdo shenjë horoskopi

15/05/2022
in Horoskopi, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Koha për tu çliruar: Mesazhet e Hënës së plotë për çdo shenjë horoskopi

Dashi – Duket se ka një situatë jo dhe aq të mirë energjike ndaj bëni kujdes. A jeni ju apo dikush tjetër duke shpenzuar energji në mënyrë të panevojshme? Kjo Hënë e Plotë është një kohë e shkëlqyer për t’u tërhequr dhe reflektuar. Ka të ngjarë që ju të jepni më shumë se sa është e arsyeshme. Nëse ju duhet apo jo të ruani energjinë tuaj apo të dikujt tjetër varet nga ajo që do të vendosni.





Demi – Universi po ju kujton se marrëdhëniet do të jenë një prioritet kur të jeni në gjendje të ndiheni të sigurt brenda vetes. Tani mund të mos jetë koha që ju të mbështeteni në miqësitë ose partnerin tuaj. Disa prej jush mund të përjetojnë ndarje; përpiquni të mos lejoni që kjo t’ju ulë vetëvlerësimin.

Binjakët – Kjo është koha që t’i besoni intuitës suaj. Ju jeni tipi që merrni informacionin kaq shpejt dhe thjesht. Nëse keni pasur ndjenja se diçka duhet të ndërpritet, kjo do të thotë që keni menduar për këtë gjë për një kohë të gjatë. Me sundimtarin tuaj Mërkuri që është retrogradë tani, do të përfitoni nga vetë-reflektimi.


Gaforrja – Është e mërzitshme të kuptosh se ajo që ke mësuar më parë nuk ka më qëllim në jetën tënde. Pavarësisht nëse informacioni është i vjetëruar ose ju është mësuar gabimisht, ju nuk keni më përdorim për të. Lëshimi i tij është i pashmangshëm. Mënyra se si e kapni veten dhe ecni përpara do të vendosë gjithçka.

Luani – Ju supozohet të përqendroheni në karrierën tuaj dhe jo në jetën tuaj në shtëpi. Nuk ështe e sigurt se sa prej jush janë ndjerë të fiksuar ose që ju pëlqen të kontrolloni banesën tuaj ose anëtarët e familjes. Nuk është koha për t’u shqetësuar shumë për këto çështje; duhet të lironi nevojën për të pasur të gjitha përgjigjet.Vendosni energjinë tuaj drejt botës tuaj të jashtme dhe do të merrni më shumë kënaqësi.

Virgjëresha – Uluni me këmbë në tokë. Mund të dini shumë, por po e zhvlerësoni. Mjafton të qetësoheni dhe të tjerat vijnë vetë. Nëse është koha për të folur atëherë ndaje me të tjerët mendimin tënd, universi ka një mënyrë për të na thirrur kur kemi nevojë. Një mendje e hapur do t’ju ndihmojë.

Peshorja – Nëse zemra juaj është e bllokuar, atëherë do të vuani në dashuri. Planetet sugjerojnë që ju ta vlerësoni zemërimin tuaj aq shumë sa mund të luftoni për ta lënë atë të shkojë. Duhet të çliroheni së bashku me çdo sekret që ndalon aftësinë tuaj për të gjetur paqen. Rezistenca nuk do të hedhë poshtë faktin që ne të gjithë kemi nevojë për dikë.

Akrepi – Nuk ka nevojë të kontrolloni asgjë që nuk ishte e nevojshme për ju. Nuk qahet për çdo gjë që ndodh. Nuk ju bën dobi të bëheni perfeksionist si përgjigje ndaj dështimit. Duhet të lironi idenë se jeni ju që keni kontrollin përfundimtar në mënyrë që të lejoni dashurinë. Ajo po vjen për ju, kështu që jini mendjehapur.

Shigjetari – Largohu nga mendimet e tepërta. Bota është ashtu siç duhet të jetë tani për tani. Disa prej jush prisnin fillime të reja, por duket se koha juaj shpenzohet më mirë duke u fokusuar në atë që tashmë keni. Sapo të shijoni bekimet e destinuara për ju në të tashmen, do të jeni në gjendje të shfaqni më shumë nga ato që dëshironi. Për momentin, përqendrohuni në atë që keni nevojë dhe si mund të jepni atë që keni për të ndihmuar të tjerët.

Bricjapi – Kjo Hënë e Plotë po jep atmosferë qëndrimi në shtëpi. Sado emocionuese tingëllon të dalësh jashtë dhe të eksplorosh botën, ndoshta tani duhet ta mbani veten. Drejtojeni energjinë tuaj drejt projekteve krijuese. Kur ka qenë hera e fundit që keni bërë një ëmbëlsirë të shijshme? Do të zbuloni se të kujdeseni për veten gjatë kësaj Hëne të Plotë do të thotë të eksperimentoni në shtëpi.

Ujori – Kthejeni vëmendjen drejt jetës dhe familjes suaj. Nëse bëhet fjalë për zgjedhjen e të dashurit tuaj ose karrierën tuaj, tani për tani është më mirë të zgjidhni njerëzit që do t’ju qëndrojnë gjithmonë pranë. Mund të zbuloni se gjërat shpërbëhen, por mos u shqetësoni. Ajo që do të ndodhë, do të ndodhë.

Peshqit – Ju e përvetësoni zemërimin; mund të mos e shohësh, por është aty. Duket sikur po intelektualizoni fshehurazi përvojat dhe ndjenjat tuaja. Gjërat bëhen kaotike nëse po shmangni rrënjën e problemeve tuaja. Kur flisni mendjen tuaj dhe shprehni të vërtetën tuaj, do të zbuloni se ndoshta po humbisni veten. Flisni dhe jepini vetes një shans për të pasur të drejtë.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!
Horoskopi

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!

08/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!
Horoskopi

Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!

05/10/2025
Nga bukuria te rreziku: BE dhe Zvicra heqin nga tregu llojet kancerogjene të manikyrit xhel!
Lajme

Nga bukuria te rreziku: BE dhe Zvicra heqin nga tregu llojet kancerogjene të manikyrit xhel!

26/08/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Horoskopi javor paska surpriza dhe po, 2 shenja janë më me fat se të tjerat!

25/08/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Tregoni kujdes, java nuk nis mbarë për këto shenja horoskopi!

18/08/2025
Next Post
5 receta koktejlesh me sasi të ulët karbohidratesh që mund t’i shijoni dhe në shtëpi

5 receta koktejlesh me sasi të ulët karbohidratesh që mund t’i shijoni dhe në shtëpi








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera