Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn! 04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni! 04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale! 04/03/2026
Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot! 04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

#KolonaVirusi / Selam Alejkum, sot isha një pemë

04/04/2020
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
#KolonaVirusi / Selam Alejkum, sot isha një pemë

Nga Ajn





Dita e 22-të e izolimit.
Shënohen 29 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, arrin në 333 numri i të infektuarve. Sërish një mjek i dorëzohet sëmundjes duke u shtruar pranë pacientëve. Si një gjeneral që bie në luftë pranë ushtarëve.
Sot jam një pemë. Prej tri javësh kam shtënë rrënjët në të njëjtin vend. Kam filluar të mësohem dhe rrënjët shtriqen më pak të mpira. Kam mësuar të jetoj në të njëjtin vend jo pa kujtuar kohët kur shkoja kudo e jo pa ëndërruar vendet ku kisha planifikuar të shkoja. Sot jam një pemë dhe gjethet, që u zbehën aq shumë kanë rifilluar të marrin të jeshiltën që patën humbur. Degët, janë mësuar me gjysmëhijen dhe gjysmëdiellin që herë djeg e herë ngroh. Sot jam një pemë që i kam nxjerrë sythet duke marrë ajër pa tym, pa helm, pa naftë, pa benzinë, pa tymnajë automobilësh e mbetjesh të rrezikshme. Sot jam një pemë në një shkretëtirë të pamatë që më duhet të kërkoj ujin te rrënjët e mia, të ruaj avullin gjatë pikut të drekës. Sot bëj vetëm hije, mbi një tokë që deri dje ndjente gjallëri. Shoh kalimtarë të paushqyer, që kanë ardhur nga një lufta siriane me armë e që kërkojnë bukë ndërsa përshëndesin “Selam Alejkum”, pa mundur t’i ushqej. Ne e njohim luftën vetëm kur vjen në pragun tonë, ndërsa të tjerë jetojnë të shumtën e jetës mes luftrave. Ata vijojnë udhën e tyre duke më falenderuar me zemër dhe besoj në fund të trishtohem unë më shumë se ata. Gjethet e mia janë të pangrënshme dhe frutat janë ende larg. Një gjethe më bie prej trishtimit dhe shkon afër rrënjëve të mia, për t’u bërë ushqim. Ushqim jo për ata që kanë nevojë megjithëkëtë. Të pafajshmit i vuajnë gjithnjë vendimet e mëdha dhe enden rrugëve pa e pasur frikë vdekjen sepse një vdekje tjetër i kërcënon. Dhe ç’zgjedh njeriu mes dy vdekjesh? Nuk mund ta dish. Mbase është vdekja që zgjedh. Sot jam një pemë dhe kurora ime e ulët nuk sheh shumë larg. Rrugët janë bosh dhe ndjehen vetëm hapa kuturu të atyre që s’kanë strehë, që nuk rrinë dot në strehë a nuk gjejnë prehje./revistawho.com


Tags: jam nje pemeKolona virussot
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!
Pa kategori

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!

04/03/2026
Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Next Post
“Duke i hapur shampanjat nga shtëpia”, Fatmir Hysenbelliu zbulon si e gjeti kjo ditëlindje

“Duke i hapur shampanjat nga shtëpia”, Fatmir Hysenbelliu zbulon si e gjeti kjo ditëlindje








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera