Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi! 15/02/2026
“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan… 15/02/2026
Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit? 15/02/2026
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri… 15/02/2026
Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara? 15/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Koncerti madhështor “Të gjitha rrugët të çojnë në Tiranë”, ju pret sonte të gjithëve

20/06/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Koncerti madhështor “Të gjitha rrugët të çojnë në Tiranë”, ju pret sonte të gjithëve

Data 20 qershor rezervon disa orë argëtimi në zonën më atraktive të Tiranës, me një organizim nga ata që kryeqyteti i ka parë rrallë. ‘Të gjitha rrugët të çojnë në Tiranë’ do të bëjë bashkë yjet e muzikës popullore dhe jo vetëm. Emrat më të njohur të estradës shqiptare si Remzie & Nexhat Osmani, Maya, Eranda Libohova, Rovena Dilo, Orgesa Zaimi, Lori Kaçka, Gili dhe Selami Kolonja do të argëtojnë publikun e amfiteatrit me një koncert i cili do të sjellë këngët më të pëlqyera dhe të duartrokitura ndër vite për të gjithë. Tingujt e muzikës së mirë do të “pushtojnë” zonën e liqenit artificial, që është padyshim më e frekuentuara në Tiranë. Koncerti do të startojë në orën 19:30 dhe pjesë e repertorit do të jenë këngë të vjetra, por dhe të reja popullore shqiptare. Ky koncert i organizuar nga gazetari Eraldo Rexho dhe këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare, Rovena Dilo, do të rezervojë gjithashtu dhe shumë surpriza për të gjithë publikun që do të jetë prezent në shkallët e amfiteatrit. Përveç performancave të artistëve shqiptarë, spektatorët do të kenë mundësinë të bëhen fitues të disa dhuratave fantastike, të ideuara posaçërisht për ta. Një udhëtim çift 5 ditë në Zakynthos i mundësuar nga ‘Zenith travel’, 1 Smartphone ‘Blu’, 1 palë bokse muzike me ‘bluetooth’, 1 palë kufje ‘EnergySystem’ mundësuar nga ‘Lefutur’, 3 palë syze nga ‘Italoptik’, 1 varëse me kristale Swaroski nga ‘Swarovski Albania’, 1 orë Swatch, 1 vazo kristali nga ‘Villeroyboch Albania’ etj. Do të jenë këto dhuratat të cilat do të dorëzohen në 20 qershor me anë të një shorteu i cili do të hidhet ‘live’ gjatë orëve të koncertit. Nëse keni plane këtë të enjte, atëherë anulojini pasi na besoni kur ju themi se orët nën muzikën më të mirë shqiptare do të jenë më të bukura se çdo gjë që keni në mendje. Në datë 20 qershor, në orën 19:30 te gjitha rrugët ju çojnë tek amfiteatri./revistawho.com





https://www.instagram.com/p/By3Q4gEBvrE/

https://www.instagram.com/p/By5wK2Nh3y5/


Tags: AmfiteatribiletadhurataKengetarekoncertmuzikepopulloreshorteTe gjitha rruget te cojne ne Tirane
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi!
Breaking News

Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi!

15/02/2026
“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan…
Breaking News

“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan…

15/02/2026
Në 10-vjetorin e karrierës, Kida ka një falënderim të veçantë!
Breaking News

Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit?

15/02/2026
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…
Breaking News

U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…

15/02/2026
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…”
Breaking News

Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara?

15/02/2026
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!
Breaking News

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!

14/02/2026
Next Post
Një pyetje e shpejtë, ku është Meghan Markle?

Një pyetje e shpejtë, ku është Meghan Markle?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera