Gjatë gjithë viteve në mbretëri, Mbretëresha Elizabeth ka mirëpritur të gjithë drejtuesit e Amerikës, në kështjellën Windsor. Së fundmi, Presidenti Joe Biden do te udhëtojë drejt Londrës për të vizituar Elizabeth.
Pallati Buckingham konfirmoi sot takimin, i cili do të zhvillohet në 13 qershor, sipas ‘The New York Times’. Udhëtimi do të shënojë udhëtimin e parë presidencial të Biden jashtë vendit duke u pasuar në disa bisedime me Bashkimin Evropian në Bruksel dhe një takim me Presidentin rus Vladimir Putin. Në fillim të këtij viti, ‘Sunday Times’ raportoi zëra se Mbretëresha Elizabeth do të priste Biden së bashku me udhëheqësit e tjerë botërorë më herët megjithatë ata kanë qenë gjithë kohës në kontakt dhe tanimë gjithçka do të finalizohet në një takim në vetëm pak ditë./revistawho.com