Ditën e sotme revista “Bordo” publikoi lajmin se Adi Krasta do të rikthehet në ekran. Burime të kësaj reviste bënë me dije se moderatori i suksesshëm shqiptar është parë në ambientet e “Ora News” e se ka nënshkruar një kontratë me këtë televizion. Në një komunikim me “revistawho.com” vetë Krasta përgjigjet. “Jo, nuk kam firmosur asnjë kontratë me askënd dhe nuk kam shkelur në asnjë televizion”, – ka sqaruar ai. Rikthimi i tij në ekran është një ngjarje që po pritet me shumë interes nga publiku. Adi Krasta është një! Deri më tani ka rezultuar i pazëvendësueshëm.